Emiljan Cera: Në Angli grumbullova 800 vetë në rrugë të shihin performancën time. Më erdhi policia

Emiljan Cera ishte i ftuar në emisionin "Ditë e Re", RTV Ora për të ndarë me publikun eksperiencën e tij të veçantë si kërcimtar "street style", pra të një kërcimtari i cili performon në rrugët e qytetit.

Ky lloj kërcimi nuk është ende i njohur dhe i përvetësuar nga të rinjtë shqiptarë, por Emiljani e ka gjetur veten dhe e adhuron këtë lloj kërcimi.

E pyetur nga moderatori Arjon Muça se si nisi rrugëtimi i tij, Emiljani thotë se çdo gjë ishte rastësi.

Emiljan Cera: Shokët e vëllait tim kërcenim break dance dhe fillova duke mësuar nga ata disa lëvizje dhe hapa bazikë. Pastaj ika në Angli. Mësova disa levizje te tjera dhe me kalimin e kohës perfeksionohesha dhe filloi të më pëlqente shumë street style. Mua më jep ndjesinë e lirisë."

Moderatorja Arjola Shehu e pyeti për vështirësitë që ka hasur në këtë profesion dhe Emiljani shprehet se e ka dashur fati.

"Me thënë të drejtën më ka dashur fati,madje po ju tregoj një rast në Angli. Një ditë unë po performoja në rrugë dhe kjo gjë nuk lejohet dhe erdhën forcat e policisë për të më ndaluar. Sapo erdhën në vendin ku unë po performoja thanë nuk e kuptuam çfarë po ndodhte që janë grumbulluar kaq shumë njerëz. Në fakt, më lejuan të vazhdoja kërcimin dhe publiku e pëlqeu shumë. Kam mbledhur 800 veta në rrugë "