Lezhë: Në 6 muaj 40 raste të reja me kancer gjiri, 4 vdekje

Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti atje janë diagnostikuar 40 raste të reja me sëmundjen, ndërsa ka pasur 4 humbje jete. Profesionistët bëjnë thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat që të kryejnë mamografinë në mënyrë periodike, në mënyrë që sëmundjen ta identifikojnë në kohën e duhur.

Numri i grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit në Lezhë ka marrë përmasa të frikshme. 

40 raste të reja dhe 4 humbje jete janë regjistruar vetëm gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti.
Kjo situatë ka vënë në alarm bluzat e bardha, të cilët apeluan për kujdes maksimal dhe kontrolle për zbulimin dhe diagnostikimin në kohë të kësaj sëmundje.

“Për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, duke rritur egzaminimet me mamografi pasi është i vetmi egzaminim që konfirmon diagnozën. Nëse sëmundja e kancerit të gjirit zbulohet në një fazë të hershme është një sëmundje plotësish e shërueshme. Mbetet jetik, sensibilizimi në luftën kundër kancerit të gjirit dhe kjo fushat është e vazhdushe tashmë” tha Zoje Zefaj Drejtore e Kujdesit Shëndetesor Lezhë.

Bardha Gjoni, mjeke onkologe: “Kontrollet periodike sigurojnë diagnostifikimin e hershëm të kancerit të gjirit."  

Gra e vajza si dhe përfaqësues të institucioneve marshuan përgjatë shëtitores së Drinit në Lezhë, duke përcjellë mesazhe sensibilizuese me emër të jetës.

Lezhë: Në 6 muaj 40 raste të reja me kancer gjiri, 4 vdekje

Lezhë: Në 6 muaj 40 raste të reja me kancer gjiri, 4 vdekje

Lezhë: Në 6 muaj 40 raste të reja me kancer gjiri, 4 vdekje