Neymar prish sërish marrëdhëniet me Mbappe, shkak bëhet Topi i Artë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2022, 18:09
Paqe mes Neymar dhe Mbappe pas asistit të francezit ndaj brazilianit në ndeshjen me Marseille? Jo! Topi i Artë trazon sërish marrëdhënien mes dy yjeve të PSG ku numri 7 kërkon me çdo kusht largimin e “O Ney”. Menjëherë pasi Benzema fitoi Topin e Artë, Neymar u shpreh:
“Benzema e meritoi por vendi i tetë për Vonicius nuk është një gjë pozitive, minimalisht ai duhet të jetë mes tre të parëve”, shkruajti Neymar që nuk e përmendi për asnjë moment shokun e skuadrës që gjithashtu përfundoi shumë larg pritshmërive, në vendin e gjashtë. Gazeta “Marca” e cilëson si një shfryrje ndaj Mbappe.
