Kryeministri i ri britanik/ Boris Johnson “bashkon forcat” me ish-kancelarin Rishi Sunak
A do të kthehet sërish Boris Johnson në qeverinë britanike, apo do të kemi aleancë për një kandidat uniteti? Kjo është pyetja 1 milion dollarëshe në politikën britanike këtë javë. Një nga kandidatët potencial është edhe ish-kancelari Rishi Sunak.
Dorëheqja e kryeministres britanike Liz Truss ka lënë vakum brenda konservatorëve dhe qeverisjes së vendit deri në përcaktimin e kreut të ri të shtetit.
Mediet britanike shkruajnë se Boris Johnson i është afruar ish-kancelarit Rishi Sunak me një propozim për të bashkuar forcat për një kryetar të cilësuar “kandidat uniteti”.
Por nuk kanë munguar as zërat për rikthim të mundshëm të vetë Boris Johnsonit në qeverisjen e vendit. Ndërsa dha dorëheqjen në shtator, ai e krahasoi veten me shtetarin romak Cincinnatus dhe tha:
"Ashtu si Cincinnatusi, edhe unë po kthehem te parmenda time".
Cincinnatus ishte një ish-shtetar romak, i cili shkruhet se kishte preferuar bujqësinë në vend të politikës. Megjithatë, edhe pse kishte dhënë dorëheqjen, ai u kthye në politikë nga kërkesa popullore gjatë një kohe krize.
Krahasimi që bëri vetë Johnsoni me shtetarin romak ka çuar në thashethemet se ai planifikon një rikthim në Doëning Street.
Opozitarët laburistë kanë rritje në sondazhe në pëlqyeshmëri dhe ndërsa zgjedhjet e përgjithshme janë përpara. Konservatorët i kanë zënë ethet për të gjetur një kanidat sa më të fortë që t’i udhëheqë sërish drejt fitores.