Protesta e të moshuarës në Iran: Pas 80 vitesh heq hixhabin ndaj atyre që vrasin në emër të fesë
Vazhdojnë protestat në Iran pas vdekjes së Mahsa Amini, 22-vjeçares e cila vdiq ndërsa ishte në paraburgim nga policia, pasi u ndalua për mosmbajtjen e duhur të mbulesës.
Këtyre iu bashkua edhe një 80-vjeçare, Gohar Eshghi, e njohur tashmë në mediat ndërkombëtare si nëna e blogeres.
Sattar Beheshti, i vrarë në burg në vitin 2012 pasi u arrestua për kritika ndaj regjimit iranian në internet.
Në një video, e cila u bë virale në rrjetet sociale dhe e publikuar edhe nga BBC, gruaja heq shaminë e saj.
“Pas 80 vitesh e heq hixhabin sepse ju vrisni në emër të fesë”, thotë gruaja në video dhe më pas u kërkon iranianëve të mos jenë frikacakë dhe të dalin në rrugë kundër Republikës Islamike për të rinjtë.
Sattar Beheshti, atëherë 35 vjeç, u arrestua më 30 tetor 2012 për kritika ndaj regjimit iranian në internet.
Ai u gjet i vdekur në qelinë e tij më 3 nëntor. Në video, Eshghi mban një foto të djalit të saj, i cili vdiq 10 vite më parë.
