Truss dha dorëheqjen, Partia Laburiste kërkon zgjedhje të menjëhershme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2022, 14:54
Udhëheqësit e Partisë Laburiste të opozitës në Mbretërinë e Bashkuar kanë kërkuar zgjedhje të menjëhershme të përgjithshme pasi Liz Truss njoftoi dorëheqjen.
Kryeministrja e Britanisë Liz Truss dha dorëheqjen sot, 20 tetor 2022.
Ajo deklaroi se erdhi në detyrë në një kohë "paqëndrueshmërie të madhe ekonomike dhe ndërkombëtare".