"Lufta për faj të Zelenskyt", një tjetër audio e Berlusconit trondit të djathtën, rrezikohet posti i Tajanit

Katër minuta audio e regjistruar gjatë një mbledhje me duar të mbyllura të Partisë Forza Italia dhe e publikuar eskluzivisht nga mediat italiane trondisin përsëri e brenda pak orësh të djathtën italiane.

Është Silvio Berlsuconi që ndërsa flet me deputetët e Partisë së tij shprehet se lufta mes Rusisë e Ukrainës është për faj të Zelenskyt.

Ndryshe nga audio e parë ku flitej për shishe vodka, letër ditëlindje e miqësi me Putin, kësaj herë në këtë audiopërgjigjim tashmë publik, Silvio Berlsuconi, shkon më tej e vë në lojë Presidentin ukrainas mes të qeshurave e duartrokitjeve të besnikëve të tij.

"Doni të dini se çfarë mendoj për Zelenskyn, thotë ai, më mirë të mos jua them" e të pranishmit në këtë mbledhje me duar të mbylluar, shpërthejnë së qeshuri e duaktrokasin retorikën tallëse të liderit të tyre.

Audiopërgjimi shkon dhe më tej me fjalët e Berlusconit që përpiqet t'ju shpjegoi deputetëve të tij, se si rrodhën ngjarjet deri më sot me Rusisë e Ukrainës.

"Duhej të ishte mbyllur e gjitha me një javë operacion special të Rusisë, por vjen Zelevsky e trefishohen sulmet ndaj republikave autonome. Trupat ruse të operacionit special në Ukrainë, duhet të hynin në Kiev e për një javë të sillnin një pushtet një qeveri me praninë e një minorance ukrainase, por u gjetën në një situatë të paparashikueshme, pasi prej ditës së tretë të hyrjes së trupave ruse, Zelensky nisi të marrë para e armë nga Perëndimi. E lufta në vend që të ishte një operacion special për dy javë, u shndërrua në një luftë që mund të jetë shumëvjeçare."

Fjalë të forta që konfirmojnë linjën putiane të ish-kryeministrit Berlusconi e një prej liderëve të forcave të koalicionit të djathtë qeverisës.

Fjalë të cilat shtyjnë kryeministren e ardhshme Giorgia Melonit të reagojë publikisht duke vendosur ultimatumin për këdo që ndër aletatët e saj nuk do të respektojnë linjën atlantiste e europiane të qeverisë së ardhshme.

"O kjo linjë o jashtë qeverisë", deklaron ajo në një notë zyrtare. 

Audio e dytë e Silvio Berlsuconit ka shkaktuar dhe reagimin e forcave të opozitës, e lideri i Partisë 5 Yje Giuseppe Conte ka deklaruar sot se do të kërkojë nga Presidenti Mattarella të mos pranojë që posti i ministrit të Jashtëm në qeverinë e re,  të dalë nga radhët e Partisë së Silvio Berlusconit.

Deri më tani sipas zërave politikë të së djathtës, Antoni Tajani koordinatori i pergjithshëm i Forza Italia është kandidatura unike e prezantuar nga ata për të qenë Ministër i Jashtëm i qeverisë Meloni.