Protestuesit ngjisin duart në fabrikën e Volswagen, i lanë pa ushqim e në pamundësi për të bërë nevojat personale
Disa eko-demonstrues ngjitën duart në dyshemenë e një fabrike të Volkswagen-it me ngjitës, për disa orë.
Nëntë aktivistë nga grupi 'Rebelimi i shkencëtarëve' hynë në Autostadt, një muze dhe sallë ekspozite makinash përballë fabrikës kryesore të Volksëagen në Ëolfsburg, të mërkurën vonë dhe u ngjitën në dyshemenë e pavijonit të Porsche.
Ata u zotuan të vazhdojnë protestën e tyre derisa Volksëagen të pranojë të lobojë ministrat për të dekarbonizuar industrinë e transportit, por filluan të ankohen pas vetëm disa orësh se nuk kishin ushqim dhe stafi nuk kishte pranuar t'u sillte as diçka për nevojat e tyre personale.
Gianluca Grimalda, i cili kishte deklaruar se ishte në grevë urie, më pas filloi të ankohej se dora e tij, të cilën e kishte lyer me super ngjitës dhe e kishte ngjitur në dysheme - ishte e fryrë dhe tha se mjekët e paralajmëruan se kishte rrezik të mpiksjes së gjakut.
Pas vetëm një dite proteste ai pranoi të largohej për trajtim mjekësor dhe u arrestua, përpara se policia të hynte për të arrestuar dhe pjesën tjetër të demonstruesve.
Aktivistët janë anëtarë të grupit "Scientist Rebel", të cilët e promovojnë veten si një koleksion shkencëtarësh "të gatshëm të tregojnë të vërtetën për krizën klimatike dhe të veprojnë sipas saj".
Fotografitë e demonstratës u shpërndanë në internet dhe tregonin gjashtë prej protestuesve të ngjitur në tokë përpara tre Porsheve.
Ndërsa protesta filloi, Grimalda shkroi në Twitter: "Së bashku me 15 anëtarë të tjerë të Scientist Rebellion kam pushtuar pavionin e Porsche në Autostadt.
Nëntë prej nesh janë ngjitur në dysheme dhe disa prej nesh në grevë urie derisa të plotësohen kërkesat tona për të dekarbonizuar sektorin gjerman të transportit."
Pasi kaloi një natë duke fjetur në dysheme, Grimalda postoi një imazh të dorës së tij të ënjtur duke thënë se një mjek ishte sjellë për ta ekzaminuar.
Ai tha: “Mjekët konstatuan mundësinë e mpiksjes së gjakut të rrezikshëm për jetën në dorën time dhe rekomanduan një transferim të menjëhershëm në spital."
Protestuesit e klimës kanë bërë mjaft protesta në të gjithë Evropën, pasi kërkojnë që qeveritë të veprojnë për të adresuar ndryshimet klimatike.
Në Knightsbridge, në qendër të Londrës, protestuesit e Just Stop Oil u ngjitën në një rrugë jashtë Harrods me famë botërore pasi aktivistët spërkatën bojë portokalli në të gjithë ndërtesën.
Në fillim të këtij muaji, protestuesit nga Just Stop Oil u përpoqën të bllokonin një rrugë tjetër dhe spërkatën bojë mbi një ekspozitë të Aston Martin.