Kundërofensiva ukrainase/ Televizioni shtetëror rus përgatit publikun për humbjen e Khersonit
Televizioni Shtetëror i Rusisë duket se po përgatit rusët për humbjen e qytetit jugor të pushtuar të Khersonit, në mes të një kundërofensive të intensifikuar nga Kievi për të rimarrë territorin e tij.
Alexander Kots, korrespondent ushtarak i tabloidit të përditshëm shtetëror Komsomolskaya Pravda, pranoi publikisht se “çdo gjë është e vështirë në Kherson.
Dhe siç shkruan Newsweek, transmetimi erdhi pasi zyrtarët pro-rusë filluan të largoheshin nga qyteti jugor ukrainas të mërkurën, përpara një avancimi në qytet nga forcat e Kievit.
Po sipas Newsweek, Kots vazhdoi të jepte një vlerësim të tmerrshëm të luftës, duke parashikuar shkatërrime të rënda dhe luftime në ditët në vijim.
Kots pranoi gjithashtu se Rusia po përpiqet të furnizojë trupat e saj me pajisje në rajonin Kherson.
Kots ka shtuar se në disa zona, trupat ukrainase janë më shumë se rusët “katër me një” dhe vuri në dukje se shumë prej tyre janë të pajisura mirë me armë të furnizuara nga Perëndimi, të tilla si sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë M142 të prodhuar nga SHBA, të njohur gjithashtu si HIMARS.
Ndersa Udhëheqësi i instaluar nga Kremlini në Kherson, Vladimir Saldo, i tha televizionit shtetëror rus se administrata po lëvizte në bregun lindor të lumit Dnieper. Ai tha gjithashtu në programin televiziv shtetëror rus “Solovyov Live” të mërkurën se autoritetet planifikojnë të transportojnë rreth 50,000 deri në 60,000 njerëz në bregun lindor të lumit Dnieper brenda një jave