Boris Johnson pritet të hyjë në garë për të zëvendësuar Truss

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson pritet të kandidojë në garën për udhëheqjen e Partisë Konservatore për të zëvendësuar Liz Truss, e cila dha dorëheqjen sot, raportoi The Times.

"Ai është duke studiuar, por thuhet se mendon se është një çështje e interesit kombëtar," tha redaktori politik i The Times, Stephen Swinford në Twitter.

Kujtojmë, megjithatë, se Johnson u largua nga kryeministria pas dorëheqjeve masive të më shumë se 54 ministrave dhe zyrtarëve qeveritarë.