Liz Truss jep dorëheqjen, sondazhet: Ishte ulur pëlqyeshmëria, e donte partia por jo britanikët

Kryeministrja britanike Truss dha dorëheqjen këtë të enjte kur kishte vetëm 45 ditë në “10 Downing Street”. Ajo bëhet kryeministrja e tretë që ndërrohet në qeveri brenda këtij viti dhe cilësohet si liderja më jetëshkurtër në Britani. Ekonomia është ajo që solli debatet deri në rrëzim.

"Kam folur me Madhërinë e Tij Mbretin për të dhënë dorëheqjen si lidere e Partisë Konservatore .", tha Liz Truss mesditën e kësaj të enjteje.

Ajo qëndroi në postin e kryeministres vetëm për 45 ditë, duke u bërë ndër kryeminstret më jetëshkurtër në Britani dhe e treta brenda këtij viti.

Truss dha dorëheqjen pas një kaosi dhe presionesh të ndryshme nga kabineti në Ëestminister. Së pari iku ministri financave Këarteng, njeri i afërt i saj, dhe më pas, mediet britanike shkruajnë, se ishte ministrja e Brendshme Braverman që pati debate të forta në “10 Doëning Street” me kryeministren.

Nuk kanë munguar as debatet me ministrin e Financave Hunt për paketat financiare.

Sondazhet e fundit, sipas medieve britanike, tregonin se edhe pse ajo kishte fituar besimin e konservatorëve si parti, britanikët nuk kishin pëlqyeshmëri të lartë për kryeministren e tyre.

Paketa fiskale, kriza e inflacionit, mëdyshja për paketat ekonomike dhe lufta në Ukrainë ndikuan në popullaritetin e saj që në ditët e para në karrigen e pushtetit.

Në një deklaratë të dhënë jashtë Doëning Street , Truss njoftoi se ajo do të japë dorëheqjen sapo të emërohet një udhëheqës i ri.

Është hedhur menjëherë në lojë ish-kancelari Rishi Sunak. Analistët vlerësojnë se ai është kandidat potencial brenda konservatorëve për të zëvendësuar Liz Trussin.