Ministrja franceze i shpëton mrekullisht aksidentit ajror
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2022, 12:18
Një avion me gati 40 pasagjerë në bord, përfshi dhe ministren Franceze të Kohezionit Territorial doli jashtë pistës së aeroportit Orly të enjten në mbrëmje 20 tetor.
Sipas “Le Figaro” , avioni i kompanisë Fly Amelia , ku ndodhej dhe ministrja Caroline Cayeux u përfshi nga një stuhi teksa po ulej në aeroportin Orly të Parisit. Fatmirësisht piloti arriti të shmangë përplasjen në momentin e fundit por u detyrua të dalë jashtë pistës.
Avioni po fluturonte nga Rodez.
Ministrja Cayeux, në një deklaratë në llogarinë e saj në Tëitter, deklaroi se incidenti shkaktoi frikë por fatmirësisht nukka të lënduar.
Cayeux falënderoi ata që i dërguan mesazhe solidariteti dhe ekipet e shpëtimit që erdhën për të mbështetur.
