Italia gati për një qeveri të re

Sot është dita e dytë e konsultimeve zyrtare të forcave politike italiane me Presidentin e Republikës Sergio Mattarella, për krijimin e qeverisë së re.

Sot është radha e përfaqësuesve të forcave fituese të zgjdhejve të 25 shtatorit, parive të koalicionit të djathtë që përmes një njoftimi të lideres së Fratelli D'Italia Giorgia Meloni, kanë informuar se do të prezantohet në këtë takim të bashkuar e me synimin e shpejtë sic shprehet kryeministrja e ardhshme "e gati për t'i dhënë Italisë qeverinë e cila do të përballoi me vetëdije e kompetencë urgjencat e sfidat e momentit".

Në takimin me Presidentin e Rpeublikës, rreth orës 10.30 të paradites së sotme, do të jetë e pranishme vetë Giorgia Meloni e cila do të jetë e vetmja që do të dal më pas me një deklaratë për mediat.

Me shumë gjasa, Kryeministrja e ardhshme pritet të marr qysh sot pasdite zyrtarizimin e mandatit të Kryeministres e brenda ditës së dielë 23 tetor, sipas burimeve polltike Italia do të ketë formuar qeverinë e re.

E brenda datës 25 tetor ekzekutivi Meloni do të marr votëbesimin në dy dhomat e Parlamentit.

Në këto orë tensioni brenda koalicionit të djathtë, për shkak të deklaratave pro Putin e anti Zelensky të liderit të Forza Italia, Silvio Berluscono, alarmi që lancon opozita e re italiane e vecanërisht nga Lëvizja 5 Yje e Partia Demorkatike, është kush do ta mbuloj postin e Ministrit të jashtëm e aftësia që do të ketë kjo qeveri për të respektuar temën e të drejtave civile, atë ta abortit, të martesave civile, etj.