"Rusia po nxit shpopullim", Zelenski: Sulmet në objektet e energjisë synojnë të rrisin migrimin

Për presidentin Zelenski sulmet kundër infrastrukturës energjetike që kryesisht janë bërë me dronë kanë për qëllim shpopullimin e ukrainasve dhe për këtë Kievit sipas i duhen më shumë sisteme mbrojtëse.

Presidenti ukrainas ka deklaruar se sulmet ruse kundër infrastrukturës energjetike kanë për qëllim nxitjen e një vale migratore nga Ukraina drejt vendeve të unionit evropian.

"Terrori rus kundër objekteve të energjisë ka qëllim krijimin e sa më shumë problemeve me energjinë dhe nxehtësinë në Ukrainë këtë vjeshtë dhe dimër me qëllim që sa më shumë ukrainas të nisen drejt vendeve të BE-së," tha ai.

Sipas tij, këto veprime duhet të kenë përgjigje të menjëhershme, fillimisht përmes sistemeve të shumta për mbrojtje ajrore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundshme që t’ia pamundësojmë Rusisë shkatërrimin e sistemit tonë energjetik me raketa dhe dronë," tha ai.

Rusia ka shtuar numrin e sulmeve në objekte banesore dhe infrastrukturë prej 10 tetorit, duke përdorur kryesisht dronë kamikazë.

Ukraina dhe Perëndimi besojnë se ky lloj i dronit është prodhuar nga Irani.

Moska dhe Teherani kanë hedhur poshtë akuzat.