Miqësore me Armeninë vetëm 24 orë përpara fillimit të Katar 2022

Shqipëria do të luajë një tjetër ndeshje miqësore në muajin nëntor ku përveç Italisë do të ndeshet tre ditë më pas edhe me Armeninë. Sipas lajmit të publikuar nga RTSH Sport, ndeshja do të luhet në datën 19 nëntor në “Air Albania Stadium” ndërsa nuk dihet ende orari.

Në këtë mënyrë, trajneri Edoardo Reja do të ketë një tjetër test miqësor me hapësirë zyrtare për të testuar kuqezinjtë edhe pse në fund të muajit kontrata e italianit me FSHF, skadon.

Miqësoren e parë Kombëtarja do ta luajë në datën 26 tetor me Arabinë Saudite në Abu Dhabi në orën 16:30 me orën tonë ndërsa sfida me Armeninë do të luhet vetëm pak orë përpara startit të Kupës së Botës në datën 20 nëntor.