Cako: Deri në 2030 do të mbesin vetëm 1 mld banorë në botë, do të mikroçipohen e survejohen

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Alfred Cako u shpreh se ka një axhendë që quhet Axhenda 2030 e cila synon që të realizojë disa qëllime.

Sipas tij, për tu realizuar kjo axhendë deri në 2030 do të ngelin më pak se 2 miliardë banorë dhe ata do të mikroçipohen e do të monitorohen.

Cako: Putini evidentoi se shumica e atyre që mbronin Maripulonin ishin nazistë. Këto janë dy palë që drejtohen nga e njëjta dorë. Ka një axhendë që quhet Axhenda 2030 e cila synon që të realizojë disa qëllime. Me kalimin e kohës do të duken. Është shpopullimi dhe mikroçipimi i njerëzve.

Të gjitha këto axhenda deklarohen haptazi në Davos. Aty thuhet se të gjithë do të jetojmë pa prona, por të lumtur. Për tu realizuar kjo axhendë deri në 2030 do të ngelin më pak se 2 miliardë banorë dhe ata do të mikroçipohen e do të monitorohen.