Parlamenti Evropian i jep çmimin Zakharov popullit ukrainas

Parlamenti Evropian i dha popullit ukrainas sot Çmimin Zakharov për Lirinë e Mendimit, duke shprehur kështu mbështetjen e tij për luftën e Ukrainës kundër pushtimit rus.

Çmimi shoqërohet me një çmim në të holla prej 50 mijë eurosh, i cili do t'u jepet përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Çmimi Zakharov, i quajtur sipas disidentit sovjetik Andrei Zakharov, u jepet çdo vit që nga viti 1988 individëve dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Vitin e kaluar ajo iu dha kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny.

Presidenti i kaluar i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, aktivistja e vajzave pakistaneze për arsim, Malala Yousafzai dhe opozita demokratike e Bjellorusisë, janë vlerësuar gjithashtu në të kaluarën.