Në nëntor do të bëhemi 8 miliardë

Në nëntor, popullsia e botës do të bëhet 8 miliardë, por ky nuk është një lajm për tu shqetësuar sipas ekspertëve. Por pavarësisht kësaj, ata kanë disa këshilla për qeveritë.

Drejtoresha e Fondit të Popullisës së Kombeve të Bashkuara (UNFPA) Dr.Natalia Kanem, parashikoi që muajin e ardhshëm popullsia e botës të jetë 8 miliardë, andaj u bëri thirrje qeverive të marrin masa ndaj pabarazisë dhe standarteve të ulëta të jetesës.

Dr.Natalia Kanem bëri thirrje që t’iu vihet në ndihmë grave, fëmijëve dhe të prekurve të tjerë që janë më të cënueshëm ndaj rritjes së popullsisë.

Kanem tha se me 15 nëntor popullsia e botës mund të shkojë në 8 miliardë, por ky nuk është një lajm për të bërë alarm.

“Numri i lartë i njerëzve nuk është shkak për frikë. Nuk kemi pse shqetësohemi pse bota është e shumë e populluar apo se burimet e jetesës janë të pakta, por duhen marrë masa paraprake.” – tha Dr.Natalia Kanem.

Në fakt rritja e popullsisë Globale është përgjysmuar që nga viti 1960, duke rënë nën 1 përqind. Por ekspertët thonë se edhe një rritje e tillë e popullsisë shkakton pabarazi, krizë klimatike dhe probleme migrimi. Dhe për këtë më së shumti vuajnë gratë, fëmijët dhe personat jo të favorizuar.