Erdogan njofton marrëveshjen me Putinin për krijimin e qendrës së gazit në Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2022, 21:43
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka njoftuar se ka rënë dakord me Vladimir Putinin për të krijuar një “qendër gazi” në Turqi, sipas mediave shtetërore ruse.
Duke iu drejtuar anëtarëve të partisë së tij AK në parlament, Erdogan citoi Putinin të ketë thënë se Evropa mund të marrë furnizimin e saj me gaz nga qendra në Turqi, ndërkohë që furnizimet e Rusisë në Evropë u ndërprenë nga sanksionet dhe rrjedhjet në tubacionet kryesore.
Të dy udhëheqësit diskutuan krijimin e qendrës së gazit në një takim ballë për ballë javën e kaluar në kryeqytetin e Kazakistanit Astana.
