Gjermani: Qeveria miraton zgjerimin e centraleve bërthamore

Kabineti gjerman miratoi sot ndryshimet e nevojshme për të lejuar që tre termocentralet bërthamore ende aktive të qëndrojnë në funksion deri më 15 prill 2023.

Këtë e ka bërë të ditur vetë qeveria në një konferencë për media.

Pas shumë polemikave gjatë muajve të fundit, "u deshën jo më shumë se katër minuta për të miratuar ndryshimin legjislativ," tha ministri i ekonomisë Robert Habeck. 

Tani ligji kalon në Bundestag i cili do të duhet ta miratojë në javën e dytë të nëntorit. Në dosjen që Scholz ishte deklaruar dy ditë më parë, duke marrë një vendim përfundimtar dhe duke iu imponuar aleatëve në mosmarrëveshje mes tyre.