Çollaku: Putini ka dështuar në të gjitha objektivat e tij, Rusia vendi më i izoluar në botë
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Kreshnik Çollaku u shpreh se jo vetëm Kievi që nuk u pushtuar, por epërsia ushtarake ruse që e mendonin të gjithë nuk ishte një dominancë.
Sipas tij, Putini tentoi që të ndalonte zgjerimin e NATO-s, por në fakt NATO po zgjerohet, dhe se të gjitha objektivat e Putinit tashmë janë të dështuar.
Çollaku: Jo vetëm Kievi që nuk u pushtuar, por epërsia ushtarake ruse që e mendonin të gjithë nuk ishte një dominancë, sepse kishte një kundërsulm nga Ukraina. Nuk janë realizuar objektivat ushtarakë ndërsa në arenën ndërkombëtare Rusia është vendi më i izoluar në histori.
Tentoi që të ndalonte zgjerimin e NATO-s, por në fakt NATO po zgjerohet, tentoi që të përçajë Evropën, por nuk ia doli, në fakt aleanca u fuqizua. Të gjitha objektivat e Putinit tashmë janë të dështuar.

