Bashkurti: Putini do të vendosë forcat ushtarake në zonat e pushtuara, vështirë të dalë fitimtar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2022, 21:34
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, pedagogu Lisen Bashkurti u shpreh se Putini po kërkon të vendosë gjendje emergjente në zonat e pushtuara.
Sipas tij, ai do ta bëjë këtë për të vendosur forcat pushtuara, por tha se është e vështirë që të dalë faqebardhë nga kjo luftë.
Bashkurti: Putini ka vënë gjendje të jashtëzakonshme atje për të vendosur forcat civile dhe ushtarake në kontrollon e këtyre zonave. Nuk duket se ka një strategji, sepse është e lehtë që të futesh në luftra të tilla, por është e vështirë që të dalësh me fytyrë të mbrojtur para opinionin ndërkombëtar.
