"Kërcënimi bërthamor, Perëndimi në këmbë", ministri britanik i Mbrojtjes vizitë në SHBA

Përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore nga Rusia ka vënë në lëvizje Lobndrën dhe Uashingtonin të cilët kanë nisur bisedimet për hartimin e një plani të përbashkët si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus.

Frika për përdorimin e armëve bërthamore ka bërë që ministri britanik i mbrojtës të udhëtojë menjëherë në Uashington.

Sipas mediave britanike, Londra po bashkëpunon me SHBA-në lëvizjet e saj të radhës, ndërsa vazhdon lufta në Ukrainë.

Ministri britanik i mbrojtjes do të zhvillojë bisedime me zyrtarët e Pentagonit në mënyrë që Londra dhe Uashingtoni të jenë në një linjë të përbashkët kundër agresionit të Kremlinit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Fakti që ministri britanik Ben Uallace anuloi në minutën e fundit fjalimin e tij para deputetëve për të udhëtuar në Uashington, ku do të zhvillojë bisedime me homologët e tij amerikanë, ka shqetësuar shumë analistët politikë si dhe mediat britanike.

Në të njëjtën kohë, presidenti rus ka vazhduar të godasë qytetet e Ukrainës, ndërsa homologu i tij amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se njerëzimi është më afër se kurrë një “Harmagedon”.

Ndërkaq, Kremlini njoftoi këtë të mërkurë se katër rajonet e pushtuara të Ukrainës që Vladimir Putini i ka aneksuar janë nën mbrojtjen e arsenalit bërthamor të Rusisë.

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson janë pjesë të patjetërsueshme të Federatës Ruse dhe siguria e tyre garantohet në të njëjtin nivel si pjesa tjetër e territorit të Rusisë.

Lajmi vjen ndërsa Putini rrit sulmet ndaj Ukrainës duke synuar objektet e energjisë dhe ujit të Ukrainës.

Kievi u ka kërkuar aleatëve të tij perëndimorë për më shumë mbrojtje ajrore për të ndihmuar në mbrojtjen e termocentraleve, pasi presidenti Zelensky thotë se një e treta janë shkatërruar brenda pak më shumë se një jave, pikërisht me fillimin e dimrit.