Influencerja britanike "tërbon" Italinë me fotot lakuriq në shkallët e katedrales
Një grua britanike që zgjodhi të fotografohej thuajse e zhveshur në majën e shkallëve madhështore të Katedrales Amalfi ka shkaktuar zemërim në Itali.
Duke përdorur vetëm një vello të kuqe, gruaja ka habitur kalimtarët, të cilët kanë lajmëruar autoritetet.
Agjencitë italiane të lajmeve thanë se gruaja ishte një influencere që tha se donte të krijonte një "kujtesë personale" me dy turistë të tjerë, asistenten e saj britanike dhe një fotograf.
Pesë orë gjumë është pikë kthese për shëndetin e keq
19 Tetor, 19:19
Shkallët që të çojnë në hyrjen e Katedrales Sant'Andrea janë të mëdha dhe ngrihen mbi Piazza Duomo, i cili ka dhjetëra dyqane, kafene dhe restorante të vogla.
Videoja, e cila është kapur nga një dritare në një rezidencë mbi dyqane, tregon gruan duke bërë poza të ndryshme joshëse.
Ajo lejon vellon e kuqe të rrjedhë nëpër trupin e saj, duke zbuluar pjesë të trupit në sfondin e dyerve të katedrales së famshme.
Asistentja e saj, në fakt, duket se po shtrin vellon në shkallë, ndërsa gruaja merr pozat e saj.
Seti fotografik me siguri do të kishte zgjatur më shumë, por oficerët i hoqën para se ta përfundonin.
Sipas Daily Mail, ata nuk kanë pasur leje për fotosesion.

