Suedia i jep fund “politikës së jashtme feministe”
Një ndryshim qëndrimi në politikën e Suedisë u njoftua nga ministri i ri i Jashtëm Tobias Billström, i cili theksoi se vendi i tij po braktis "politikën e jashtme feministe".
Ishte një nismë e qeverisë së mëparshme të qendrës së majtë, e cila që nga viti 2014 i ka vënë çështjet gjinore në qendër të marrëdhënieve me jashtë të Suedisë.
Billström tha megjithatë, se Suedia gjithmonë do të mbrojë barazinë gjinore.
Siç shpjegoi ai, ndryshimi është për shkak se "etiketat mbi gjërat kanë një tendencë për të mbuluar përmbajtjen".
Faqja përkatëse për politikën feministe madje është zhdukur nga faqja e internetit e qeverisë, raporton BBC.
Suedia, tha ish-ministrja e Jashtme Margot Wallström, theksoi të drejtat (të tilla si leja riprodhuese dhe fuqizimi ekonomik i grave), përfaqësimin dhe burimet.
Komentet e bëra në vitin 2015 nga ministri i atëhershëm Wahlstrom për Arabinë Saudite dhe të drejtat e grave në vend kishin shkaktuar reagime në Riad.
Suedia tërhoqi ambasadorin e saj dhe anuloi një shitje armësh.
Sipas të njëjtës politikë dhe ndërsa Suedia ishte një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 2017, ajo kishte punuar për të miratuar një rezolutë e cila thoshte se dhuna me bazë gjinore mund të justifikonte vendosjen e sanksioneve.

