Putin e kam mik! Tërmet politik në të djathën italiane, Meloni peng i filorusëve
Duket se forcat e djathta italiane, fituese të zgjedhjeve të parakohshme të 25 shtatorit, nuk po gjejnë qetësinë e duhur për t'u dakortësuar në formimin e qeverisë së re.
Lideri hisorik i kësaj të djathte, Silvio Berlsuconi, po e bën çdo orë e më të vështirë "lindjen" e këtij ekzekutivi si dhe punën e kryeministres së ardhshme.
Mesa duket Cavaliere nuk po pranon të komandohet nga "një grua" e aq më tepër të zëvendësohet nga "një grua" në lidershipin mes të djathtëve që është "vulosur" bindshëm nga vota e italianëve.
Pak orë pas "paqes" me Melonin, Silvio Berlusconi, përballë gazetarëve deklaron se "hyrja e Ukrainës në NATO, mund të sjell luftë botërore", e shton se ka rivendosur lidhjet me Putin".
Një tërmet politik, fjalët e tij për koalicionin e djathtë që gjatë fushatës elektoralë, është vënë në shënjestrën e së majtës për miqësitë e Salvinit e Berlusconit me Presidentin rus, por qëndrimin e fortë kundër e me garancinë e Giorgia Melonit se qeveria e ardhsme e saj do të vazhdoj të ndjek linjën e dënimit të luftës pushtuese të Putin në Ukrainë e mbështetjen e plotë që Italia e populli italian i jep Ukrainës e Presidentit Zelensky.
Por Berlsuconi vazhdon më tej në deklaratata e tij duke komentuar se "Putin më ka dhuruar 20 shishe vodka për ditëlindje e një letër mjaft të ngrohtë. Jam një nga 5 miqtë e tij më të mirë."
Kavaliere është një lum i fryrë fjalësh e nuk resht në fjalë, kaq keqprodhuese për qeverinë e djathtë që ende nuk është mandatuar.
"Ministrat rusë kanë thënë - shprehet ai,- se jemi ne në luftë me ta, sepse dërgojmë armë e financime Ukrainës, Unë nuk mund të flas më shumë mbi opinionin tim se ndryshe ndodh një skandal, por jam shumë shumë i shqetësuar. Kam rilidhur raportin me Putin e dhuratës së tij i jam përgjigjur duke iu dhuruar shishe Lambrusco e një letër po aq të ngrohtë".
Tension e kaos kanë krijuar fjalët e Silvio Berlusconit mes të djathtëve e që i kanë dhënë shkas opozitarëve të komentojnë se "kjo qeveri po perëndon para se të krijohet".
Mediat italiane hapin sot faqet e para me editoriale të ashpra ndaj fjalëve të Berlusconit, e ka nga to si "La Repubblica" që e quan Kryeministren e ardhshme Giorgia Meloni, "një peng i filorusëve" të Berlucsonit,
Mungojnë vëtet pak orë nga nisja e konslutimeve të grupeve parlamentare me Presidentin e Republikës, për qeverinë e re, por e djathta do ta ngjis këtë mal me një minus berluskonian, e u duhet ta justifikojnë e të bindin numrin 1 të shtetit, se Italia e qeveria është në mbrojtje të lirisë e pavarësisë territoriale të çdo vendi.

