Itali/ I burgosuri që nuk është zgjuar prej 4 muajsh. E quajnë “burri i fjetur” por askush nuk e di se çfarë ka

Një i burgosur në Regina Coelinë Itali ka të paktën 4 muaj që vetëm fle dhe nuk ka treguar asnjë shenjë zgjimi.

28-vjeçari nga Pakistani nuk është çuar asnëjherë nga shtrati i tij, nuk ka folur asnjëherë, ha shumë pak ushqim.

Në burg e quajnë “Simulator” sepse në fillim kishte nga ata që besonin se po shtiret, por sot janë të shumtë ata që shqetësohen sepse ende askush nuk e ka kuptuar se çfarë ka.

"Sipas ndërmjetësit kulturor që e ndoqi, ai është në një gjendje të pavetëdijshme që të kujton sindromën e gjumit - tha Susanna Marietti , e cila prej muajsh po përpiqet të hedhë pak dritë mbi çështjen.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Këtë histori e mësova në datën 1 qershor, gjatë një vizite monitoruese në IEVP – shpjegon ajo– më thanë se në infermieri ishte ky i burgosuri që e quanin “Simulator”, pasi edhe pse prej disa kohësh nuk reagonte ndaj stimujve, kontrollet e ndryshme mjekësore, të kryera edhe jashtë burgut, nuk kishin nxjerrë në pah ndonjë problem të veçantë.

Marietti është përpjekur në çdo mënyrë të marrë një reagim prej tij, por burri mbetet gjithmonë i pafuqishëm dhe i palëvizshëm në shtrat. 

Shoku i tij i dhomës thotë se ai kurrë nuk e ka parë atë në këmbë, madje as duke i shtrirë këmbët dhe as nuk e ka dëgjuar zërin e tij. E ka parë gjithmonë aty, me sy mbyllur.

“Në qershor na thanë që kishte disa muaj në ato kushte. Sot jemi në tetor dhe ai është akoma kështu. Praktikisht është si në koma. Ka nevojë për pelenë dhe ha në mënyrë mekanike shumë pak ushqim," tha ajo.

Duke qenë se ai ende nuk ka një vendim të formës së prerë, kur e dërgonin në gjykatë, djalin e dërgonin çdo herë në një barelë, dhe me pelenë me vete.

Rasti i parë që hasemi me diçka të tillë - thotë një ekspert që e ndoqi - situata e tij është një pikëpyetje e madhe për të gjithë, të paktën nga pikëpamja mjekësore pasi ai nuk ka probleme fizike, fiziologjike apo neurologjike.

Edhe qasja ndaj kujdesit mbetet një mister, shkruan la Repubblica.

“Nëse nuk mund të merret një diagnozë, nuk është e lehtë të kuptosh as trajtimin që duhet adoptuar”, vijon eksperti. Për momentin dimë vetëm se në të kaluarën ai është shtruar disa herë në repartin e mbrojtur të spitalit Sandro Pertini. Megjithatë, ne nuk i dimë arsyet e atyre shtrimeve, nëse ai ishte tashmë në këtë gjendje apo për shkak të problemeve të tjera shëndetësore”, shpjegon Marietti.