Mjeku Ylli Merja: Shafrani largon ankthin, depresionin dhe stresin, është i mrekullueshëm për fëmijët autik
Mjeku Ylli Merja në emisionin “Ditë e Re” në RTV ORA tregoi rreth efekteve të konsumit të shafranit.
Ylli Merja thotë se shafrani largon ankthin, depresionin dhe stresin. Sipas tij gjithashtu për fëmijët që janë autik është i mrekullueshëm.
Ylli Merja: Shafrani së pari largon ankthin, depresionin dhe stresin. Largon tensionet nervore të stresit dhe largon ato mbingarkesa që kalojnë në ankth, në fobi, në pagjumësi e kështu me radhë. Për shembull një i rritur mund të konsumojë 20 deri 25 fije në ditë. Për fëmijët që janë autik është i mrekullueshëm. Fëmijët me depresion me ankth me stres me nervozizëm. Ka shumë studime mbi këto element. Lënda aktive e kësaj janë krocia dhe pikrokrocinina dhe po emërtimi shkencor i kësaj bime është krokussativa. Ai komponent kimik i cili ndodhet më shumë tek ky pistil i është vënë edhe emri i tij shkencor. Njohja e këtij produkti është bërë shumë vite më përpara.
