Kërkuan dëshminë e Martina Pajollarit, gjykata rrëzon kërkesën e avokatit të dy kushërinjve të përfshirë në vrasjen e Çeços
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2022, 11:29
Gjykata e Korçës ka rrëzuar kërkesën e avokatit mbrojtës të kushërinjve Valter dhe Edlir Molla për të siguruar dëshminë Martina Pajollarit.
Kërkesa sipas avokatit Nevzat Tarelli u rrëzua nga gjykata për shkak të ndryshimit të statusit të Martina Pajollarit.
Në momentin që u bë kërkesa për sigurim prove Pajollari ishte me statusin e deklarueses ndërsa sot ajo u paraqit para gjykatës me statusin e personit nën hetim.