PD bashkohet për të ndjekur seancën në Apel të Salianjit
Nga Keti Banushi Përditësimi i fundit 17 Tetor 2022, 10:27
Ditën e sotme do të zhvillohet në Gjykatën e Apelit Tiranë seanca e rradhës ndaj deputetin Ervin Salianji.
Seanca është planifikuar të mbahet rreth orës 10:00.
Ndërkohë para fillimit të seancës, deputetë të Partisë Demokratike janë mbledhur para Gjykatës së Apelit, për të ndjekur nga afër procesin e Salianjit.
Ajo cka vihet re është se prezent janë deputetë të pozicionuar krah Berishës e të tjerë krah Alibeaj.
Të pranishëm janë Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Gazmend Bardhi, Agron Gjekmarkaj.