Pedagogët në protestë: Lajmëruan ngritjen kur ne ishim në protestë, mungesë dialogu! Duam 50% rritje
Pedagogët në protestën e zhvilluar sot në fakultetin e Shkencave të Natyrës kanë paraljamëruar se do të dalin në protestë cdo ditë deri në përmbushje të kërkesave të tyre.
Sipas tyre, ajo që i shtyn më tepër të protestojnë është fakti që lajmëruan një rritje page kur pedagogët ishin në protestë.
Rritjen prej 7% të lajmëruar nga qeveria ata nuk e pranojnë, por vazhdojnë të kërkojnë një rirtje prej 50%.
"Në rrugë nuk protestojmë dot se nuk na lejon policia. Kemi një muaj që presim reagim dhe kemi pasur një reagim vetëm 7%. 8% i pedagogëve nuk ka reaguar akoma. Megjithatë ne themi se 15% është pak. Kërkojmë 30% vitin e parë dhe 20% vitin e dytë.
Ajo që na shtyn të vazhdojmë më tepër protestën është mungesa e dialogut. Ne ishim në protestë, ata lajmëruar rritjen e rrogës.
Ne do të vazhdojmë të jemi ne protestë derisa ata të na kthjenë përgjigje për çfarë kemi kërkuar.
Këtu në shesh sot jemi më shumë se gjysma. I ftoj të gjithë kolegët tanë që e ndjejnë veten të intimiduar, të trembur apo të stazhionuar nuk aknë çfarë na bëjnë. E drejta është me ne. Nuk po protestojmë për luks, po protestojmë për të drejtat tona," tha ai.
Ai deklaroi gjtihashtu se edhe pas orës 12:00 kur të mbarojë protesta e tyre, nuk do të hyjnë në mësim.
"Është thënë se do të hyjmë në mësim pas orës 12:00. Nuk do të hyjmë në mësim pas orës 12:00," tha ai.