Me armë në banesë e nën efektin e lëndëve narkotike e alkoolit në timon, 5 në pranga në Lezhë
Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme në Lezhë nën efektin e lëndëve narkotike e alkoolit në timon, apo me armë pa leje në banesë.
me finalizimin e operacionit të koduar "Intense" është evidentuar dhe goditur një rast tjetër i armëmbajtjes pa leje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. K., 67 vjeç, në Fushë Milot, është gjetur e fshehur një armë zjarri automatik, të cilën ky shtetas e posedonte pa leje.
Në përfundim të veprimeve, 67-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit që ai posedonte.
U arrestuan në flagrancë edhe 4 drejtues mjetesh, konkretisht:
-A. H. 37 vjeç, banues në Kurbin, pasi është konstatuar në aksin rrugor “Thumanë - Lezhë”, duke drejtuar automjetin me shpejtësi tej normave të lejuara.
37-vjeçarit i është bërë shenjë ndalimi nga shërbimet e Policisë Rrugore, por nuk ka ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Ai u kap më vonë në Lezhë. Pas testimit me aparatin drogë-testues AquilaScan, 37 vjeçari ka rezultuar se e drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike;
U arrestuan edhe:
A. A. 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi është ndaluar për kontroll në aksin rrugor “Laç - Milot”, teksa drejtonte automjetin e tij dhe pas testimit me aparatin drogë-testues AquilaScan, ka rezultuar se e drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike;
L. Ll. 44 vjeç, banues në Mirditë, pasi është ndaluar në kryqëzimin e Patokut, Kurbin, teksa drejtonte automjetin e tij dhe pas testimit me aparatin alkool-testues Drager, ka rezultuar se drejtonte automjetin në gjëndje të dehur;
A. Rr. 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi është ndaluar në Milot, teksa drejtonte automjetin e tij dhe pas testimit me aparatin alkool-testues Drager, ka rezultuar se drejtonte automjetin në gjëndje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme.

