Këta janë dy satelitët shqiptarë Albania 1 dhe Albania 2 që do të hidhen në hapësirë
Këta janë dy satelitët shqiptarë ALBANIA 1dhe ALBANIA 2 që priten të hidhen në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA.
Fotoja është publikuar nga kryeministri Edi Rama në Facebook i cili shkruan se këta do të jenë dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë.
Ai shton se Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj,
Rama: Gati për t’u lëshuar në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1 dhe ALBANIA2.
Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë.

