Morinë, lejuan kalimin e mallrave kontrabandë, prangosen 2 doganierët dhe 2 transportuesit

3 efektiv të policisë të cilët shërbenin në pikën e kalimit kufitar janë arrestuar nga asgjësia e mbikëqyrjes policore.

Nga hetimet ka rezultuar se kanë marrë shuma parash për lejimin e një makinë me mallra kontrabandë.

Kalimi i disa mallrave kontrabandë i ka kushtuar punën 3 punonjësve të policisë që shërbenin në pikën e kalimit kufitar në qafë morinë.

Po ashtu në kuadër të këtij operacioni u arrestuan dhe 2 personave të tjerë që paguan uniformat blu për kalimin e materiale përtej kufirit.

Z., 27 vjeç dhe I. Rr., 41 vjeç, të dy banues në Pejë, Kosovë janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Qafë Morinë-Tropojë” duke transportuar me automjet, mallra të kontrabanduara xhama dyersh dhe dritaresh, të cilat i kishin kaluar nga pika kufitare Qafë Morinë.

Në kuadër të këtyre hetimeve asgjësia e mbikëqyrjes policore arrestoi doganierin J. M., 32 vjeç, banues në fshatin Tetaj,S. M., 45 vjeç, banues në fshatin Bujan, me detyrë trup shërbimi si dhe P. K., 58 vjeç, banues në fshatin Buçaj, me detyrë trup shërbimi.

Efektivët akuzohen për Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Shpërdorimi i detyrës.