U arrestuan në Turqi me drogë, bashkë me efektivin e Rrugores ishte edhe ish-komandoja i dekoruar
Kujtim Çeliku i cili u arrestua së bashku më efektivin e policisë rrugorë në Turqi rezulton të jetë një ish-komando i forcave të armatosura i cili ka shërbyer edhe më herët në Irak dhe Afganistan.
Sipas të dhënave ai u arrestua në vitin 2011 për një grabitje në Durrës ku së bashku me tre persona.
Personi që shoqëronte efektivin e policisë rrugore Florenc Bicerrin dhe që u kap në Turqi me lëndë narkotike, rezulton së përveç akuzës grabitjes ai ka qene edhe oficer në repartin special Komando ku dhe kishte arritur të ishte pjesë në 5 misione si oficer paqeruajtës në Irak dhe Afganistan.
Sipas të dhënave ai edhe është dekoruar në vitin 2003 me medaljen “Për Shërbime Ushtarake”, dhënë nga Presidenti i Republikës i asaj kohë.
Por në vitin 2011 Celiku do të kishte probleme me drejtësinë.
Ndaj tij kishte një urdhër-ndalimi nga Prokuroria e Durrësit pasi në bashkëpunim me 3 persona të tjerë kanë grabitur një biznesmen, i cili merrej me tregti floriri.
Nga verifikimet që ka kryer policia tregtarit i ishin marrë në atë kohë 176 unaza floriri me një vlerë rreth 30 mln lekësh.
Fillimisht, u arrestuan në flagrancë E. Sallaku, 22 vjeç dhe F. Hida, 23 vjeç, të dy banues në Tiranë. Për këtë ngjarje, Policia e Durrësit shpalli në kërkim edhe Kujtim Çelikun, 33 vjeç dhe E. Ruçin, 31 vjeç, por që hetimet nuk vonuan shumë pasi personat u arrestuan.
Megjithatë ende nuk dihet se cili ishte roli i komandos në rastin e Turqisë, ku u ndalua së bashku me efektivin e rrugores.

