Protestë për hyrjes veriore të qytetit nga rruga e kombit, banorët e Rubikut: Na izoluan!
Banorë të Rubikut dhe zonave përreth protestuan në Rrugën e Kombit kundër vendimit të ARRSH për bllokimin e hyrjes veriore të qytetit.
Ata bllokuan për disa minuta rrugën e kombit, ndërsa paralajmëruan përshkallëzim të qëndrimeve kundër vendimit që sipas tyre i ka izoluar.
Bllokimi nga ARRSH i hyrjes në pjesën veriore të qytetit te Rubikut në Mirditë, ngriti në proteste banoret.
Ata u mblodhën në Rrugën e kombit, duke bllokuar për 10 minuta segmentin Milot-Rrëshen.
Thonë se kanë mbetur të izoluar.
Rruga e re e detyruar sipas tyre rrit kostot financiare të lëvizjes dhe po falimenton bizneset.
Banoret kërkojnë hapjen e degëzimit, ose në të kundërt paralajmërojnë përshkallëzim të reagimit.
Përballë heshtjes së pushtetit vendor, thonë se do ti drejtohen edhe qeverisë.
ARRSH ka nisur bllokimin e disa nyjeve në rrugën e Kombit, për shkak se konsiderohen faktor për aksidente, por ndërhyrja është pritur me protesta nga banorët që I kanë përdorur për vite me radhë.






