Ambasadorja amerikane "joshet" nga ofertat, kapet duke bërë shopping në një dyqan në Shkodër
Veriu i Shqipërisë duket se ka qenë ndalesa e ambasadores së ShBA Yuri Kim për të kaluar fundjavën.
Pas një ndalese në Shkodër, kryediplomatja amerikane në tiranë ka drekuar në një nga restorantet e njohura për gatime tradicionale shqiptare.
Ushqimet dhe mikpritjen e ka shijuar në mrizin e zanave, ku dhe është parë duke biseduar me stafin e restorantit të mirënjohur.
Por nuk kanë munguar as bisedat për drejtësinë. Kim është parë duke biseduar në tryezë edhe me kreun e SPAK Arben Kraja si dhe miq të tjerë.
Biseda këto që vijnë në kohën kur SPAK ka hapur një sërë dosjesh të mëdha si ajo e incineratorëve, hetimi për shpenzimet e Ilir Metës apo dhe kthimi i tokës ku ka qenë kompleksi partizani.
Një tjetër ngjarje në SPAK është edhe ndryshimi i kryetarit pasi deri në fillim të nëntorit do të priten dhe kandidaturat për prokurorin që do të drejtoj SPAK.





