Turistët në Vlorë, pensionistët në Durrës/ Të huajt u gëzohen çmimeve të lira, shqiptarët diellit të tetorit
Në Vlorë e Durrës kjo e diel tetori ishte plot me njerëz. Teksa në jug të huajt u gëzohen çmimeve të lira të vjeshtës, Durrësi dominohet nga pensionistët.
Fundjava e ngrohtë e me diell i ka rikthyer njerëzit pranë detit.
Në Vlorë këtë tetor ka ende turistë të huaj.
Kanë zgjedhur të pushojnë në vjeshtë për qetësinë e stinës dhe çmimet shumë më të lira se nga vendet ku vijnë.
Për nga bukuria e krahasojnë me Majamin në Amerikë.
"E dashuroj qytetin, është shumë bukur. Dje në mbremje i thash mikeshës sime se Vlora është si Majemi.
Kam qenë para disa vitesh në Majemi dhe baret e restorantet, muzika dhe deti janë si atje. Do të vij sërish në qershor për të qëndruar më gjatë. Për ne është shumë liorë krahasuar me Milanon," tha një turiste.
Qyteti që preket si nga deti Jon dhe ai Adriatik është destinacion fundjave edhe për shqiptarët e Kosovës.
"Jam nga Prishtina. Vlora është qyteti më i bukur e i rahatshëm i Shqipërisë," tha një turist.
Disa e shfrytëzojnë të dielën me diell për shëtitje.
"Rinia duan dhe temperaturat që të hidhen në det. Unë pas nja një ore do të futem, të ngrohet dhe pak uji," tha një pushues.
E të tjerë për ushtruar pasionin e tyre në peshkim.
Bëjmë banjo e kalojmë kohën. Marrim krimba e hedhim grepat. Po kapëëm ndonjë peshk e marrim në shtëpi," tha një tjetër.
Plot ishte bregdeti edhe në Durrës.
Njerëzit me të ardhura të ulëta që mundësitë nuk i kanë të qëndrojnë restoranteve mjaftohen me një shëtitje në bregdet duke iu gëzuar diellit të nëntorit.
"Qetsohemi e rehatohemi një çikë. Se edhe kushtet nuk janë të mira. Ekonomia ka rënë shumë," thotë një pushues nga Durrësi.
Të moshuarit kërkojnë më shumë investime e mjedise të përshtatshme për moshën e tyre.
"Për pensionistët të ketë stola, gjelbërim," thotë një pushuese.
Me diell e temperatura të ngrohta, sipas parashikimeve moti do të jetë përgjatë gjithë javës se tretë të tetorit.
