Polici shqiptar i rrugores arrestohet me drogë në Turqi, prej 1 jave nuk shkonte në komisariat

Ky që shikoni në foto është efektivi i policisë së qarkullimit rrugore Florenc Bicarri.

Ai u arrestua në shtetin Turk si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas burimeve ai u kap së bashku me 2 persona të tjerë të identifikuar si shtetasi Adrian Qirici si dhe Kujtim Celiku ky i fundit i dënuar më herët për vjedhje të dy shtetas shqiptarë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se që prej datës 8 tetor, komisariati rrugor në Tiranë ka nisur hetimin disiplinor për efektivin si dhe procedurën për largim nga puna, për shkak se nuk është paraqitur në detyrë, madje kishte  rezultonte se kishte ikur pa leje drejt shtetit Turk.

Sipas verifikimeve rezulton se efektivi i policisë rrugorë kishte kaluar pikën kufitarë së bashku më mikun e tij shtetasin Çeliku me datën 5 tetor 2022.

Autoritet turke kishin informacione më herët për lëvizjet e tyre pasi edhe në fillimin e këtij muaji u arrestuan edhe 2 shtetas turq që dyshohet që kishin lidhje me të.

Në hetimet e këtij rasti e përfshirë është edhe agjencia e mbikëqyrjes policore të cilët po shkëmbejnë informacione me autoritetet Turke në lidhje më këtë aktivitet të narkotikëve.

Në reagimin për mediat policia e shtetit bën të ditur se drejtori i përgjithshëm ka urdhëruar përjashtimin e tij nga detyra si dhe fillimin e hetimeve edhe për shtetasit e tjerë shqiptarë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.