Aksioni i FNSH në Vlorë, shoqërohen dy persona në komisariat

Dy persona të dyshuar me precedent penal janë shoqëruar mbremjen e sotme në komisariatin e Vlorës.

Nuk dihet ende arsyet e shoqërimit të tyre.

Pres disa ditësh FNSH dhe policia e Vlorës po ushtrojnë kontrolla në zona të ndryshme të qytetit për persona me precedent penal, të shpallur në kërkim dhe për kultivime të kanabisit.

Kontrolle intensive po zhvillohen në fshatrat e njësisë Novosela dhe Selenicë për kapjen e personave me precedent penal.