Arturo Vidal humbet të atin në moshë të re

Ish-mesfushori i Interit, Barcelonës, Juventusit dhe Bayern Munchen, Arturo Vidal humbet babain e tij në moshën 61-vjeçare. Zemra e Erasmo Vidal ndali në hipodromin ku po punonte ndërsa mjekët në spital nuk arritën ta rikthenin në jetë.

Moment delikat në jetën private të lojtarit kilian, i cili aktivizohet aktualisht në klubin brazilian të Flamengos. Nuk dihen ende shkaqet e atakut kardiak pasi babai i Vidal nuk vuante nga asnjë sëmundje. Ndërkohë, klubi i Flamengos e ngushëllon mesfushorin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: 

"Me keqardhje ju njoftojmë ndarjen nga jeta të Erasmo Vidal, babai i lojtarit tonë Arturo Vidal. Ne i qëndrojmë pranë atij në këtë moment të vështirë".