"Shoqëria gjermane është e llastuar", Schäuble paralajmëron bashkombasit për ndërprerje të energjisë: Vishni një pulovër të dytë

Ish-kryetari i parlamentit federal, Wolfgang Schäuble, në një intervistë për BILD, e përshkruan shoqërinë gjermane si "të llastuar".

Ai thekson se shteti duhet të ndihmojë vetëm ata që kanë nevojë reale dhe u bën thirrje qytetarëve që jo "vetëm të veshin një pulovër apo edhe një pulovër të dytë", por edhe të përgatiten për ndërprerje të mundshme të energjisë elektrike, me shkrepse, qirinj dhe elektrik dore.

Schäuble shprehu mendimin se shteti nuk mund t'i lehtësojë të gjithë nga ngarkesat shtesë, por duhet të ndihmojë ata që janë realisht në nevojë.

“Të tjerëve t’u themi: nëse duhet mos shkoni një herë me pushime”, tha ai dhe foli për rrezikun që ka mendimi "se shteti është diçka që thjesht duhet t'u sigurojë qytetarëve të tij gjithnjë e më shumë, një lloj supermarketi në të cilin qytetarët janë gjuetarë pazari."

Ai gjithashtu theksoi se nuk është një situatë e qëndrueshme që qytetarët të besojnë se shteti mund të bëjë gjithçka.

I pyetur për këtë, Wolfgang Schäuble madje pranoi se shoqëria gjermane është e llastuar.

 “Edhe unë”, rrëfeu ai.

“Por tani ne duhet t'i rezistojmë rrezikut që gjërat të vazhdojnë kështu përgjithmonë.Gjermanët do të duhet të bëjnë sërish një përpjekje më të madhe”, theksoi ai dhe shprehu shqetësimin për faktin, siç tha ai, se gjithnjë e më shumë gjermanë preferojnë të punojnë gjithnjë e më pak.

“Kudo ka mungesë të fuqisë punëtore dhe përvoja ime është se nuk është kënaqësi në jetë të argëtohesh gjatë gjithë kohës”, tha ai.

"Shumë gjermanë do të duhet të ngrijnë këtë dimër," i vuri në dukje gazetari zotit Schäuble.

  “Atëherë vetëm lërini të veshin një pulovër. Ose ndoshta edhe një triko të dytë. Ne nuk duhet të ankohemi për këtë, duhet të pranojmë se shumëçka nuk është e vetëkuptueshme”.

As rryma, e cila tha ai, ndonjëherë mund të ndërpritet.

"Kjo është arsyeja pse ne duhet të kemi gjithmonë disa qirinj, shkrepëse dhe një elektrik dore në shtëpi."

“Ne nuk duhet të lejojmë që të frikësohemi nga kërcënimi i përdorimit bërthamor. Ky është gjithashtu arti për të mos bërë diçka që mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm”, tha zoti Schäuble, duke theksuar megjithatë se përdorimi i armëve bërthamore është një “vijë e kuqe” që Vladimir Putin kohët e fundit e ka “gërvishtur” me kërcënimet.

“Nuk do të doja të isha kancelar në këtë kohë dhe të mbaja barrën e këtij vendimi. Por një gjë është e qartë, nëse dorëzohesh një herë, do të dorëzohesh gjithmonë. Dhe gjithmonë kam pasur rezultate të mira në jetën time duke thënë: “Jo, nuk do të shantazhohem”, shtoi ai.

I pyetur nëse Vladimir Putin mund të humbasë luftën në Ukrainë, Wolfgang Schäuble tha se "kjo nuk është më aq joreale" dhe tha "ne jemi në një situatë ku Putini duhet të kuptojë me dhimbje se ushtria e tij nuk është as intelektualisht aq efektive sa mendonte."

Në këtë kontekst, vazhdoi ai, "mund të themi: "Putin, bastard! Do të paguash një çmim shumë të lartë!" Por ne duhet të vëmë bast se në fund Putini do t'i kuptojë gjërat me logjikë.Tashmë ai duket se po mbështet te mundësia që ne të gjithë të tërhiqemi nën kërcënimet e tij. Nuk lejohet. Duhet të kuptojmë që kjo luftë është edhe puna jonë”, theksoi ai, duke argumentuar se gjermanët nuk e kanë kuptuar ende këtë, pavarësisht efekteve të tmerrshme të inflacionit dhe çmimeve të larta të energjisë.

Intervista përfundoi me një notë optimiste, me Schäuble që tha se ai gjithmonë gjen arsye për të qeshur.

“E qeshura është e lirë dhe relaksuese. Nuk kemi arsye të dorëzohemi”.