Shpërthimet e gazsjellësit rus, suedezët nuk do të ndajnë rezultatet e hetimit me rusët

Suedia nuk do të ndajë me Rusinë rezultatet e një hetimi për shpërthimet që dëmtuan gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2, edhe pse pronari i shumicës është një kompani ruse.

Kompania ruse zotëron 51 për qind të gazsjellësit, dhe pjesa tjetër përbëhet nga kompani gjermane, franceze dhe holandeze.

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha se nuk do të zbulonte rezultatet e hetimit të autoriteteve ruse, por deklaroi se ishin gjetur prova që tregojnë se bëhej fjalë për sabotim.

"Në Suedi, hetimet tona paraprake janë konfidenciale, gjë që vlen edhe në këtë rast," tha Anderson.

Andersson shtoi se Rusia mundet nëse dëshiron të kryejë hetimin e saj në vendin ku u dëmtuan tubacionet, duke shpjeguar se autoritetet suedeze e kishin hequr ndalimin e hyrjes në zonë.

Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën se pavarësisht se Rusisë i është mohuar qasja në hetimin suedez, "ne të gjithë e dimë se kush po përfiton më shumë nga ky krim".