Lavrov: Nuk kemi marrë propozime serioze nga SHBA-ja. Nesër Erdogan takohet me Putin
Kryediplomati rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar se është e hapur për negociata paqeje dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se nuk kanë bërë kurrë propozime serioze.
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov pretendon se deklarata e SHBA-ve të cilët thanë se Moska e kishte lënë pa përgjigje propozimin e Uashingtonit në lidhje me negociatat me Ukrainën, duke vënë në dukje se Rusia nuk mori propozime serioze.
Lavrov: Kjo është një gënjeshtër. Ne nuk kemi marrë ndonjë propozim serioz për të hyrë në kontakte. Kishte disa thirrje jo shumë serioze, të cilave nuk iu jemi përgjigjur negativisht gjithashtu, por ofruam formulimin e propozimeve konkrete me të cilat disa njerëz duan të na kontraktojnë përmes kontakteve indirekte. Dhe në këtë rast nuk kemi marrë shpjegime më konkrete nga askush.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, John Kirby, tha të hënën se rrugëdalja nga situata rreth Ukrainës duhet kërkuar nga diplomaci.
Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje që Uashingtoni nuk ka parë synime serioze të Rusisë për të negociuar me Kievin.
Kryediplomati rus thotë se Rusia as nuk është në dijeni të iniciativës së re të Turqisë për të organizuar bisedime ndërmjet Rusisë dhe disa shteteve perëndimore në lidhje me situatën në Ukrainë.
Presidenti Rexhep Taip Erdogan pritet të takohet në 12 tetor me Vladimir Putin në Astana të Kazakistanit.
Pas sulmeve masive të forcave ruse në të gjithë Ukrainën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hoqi të gjitha mundësitë për bisedime të mundshme me liderin rus.
