Napoli fiton dhe merr kreun, ankth për dëmtimin e Rrahmanit (VIDEO)
Napoli përkul Cremonesen në transfertën e së dielës me rezultatin 4-1 duke sigluar suksesin e pestë rresht në Serie A dhe duke marrë njëkohësisht kryesimin i vetëm për herë të parë këtë sezon.
Skuadra e mbrojtësit të Kosovës, Amir Rrahmani po bën një sezon pothuajse perfekt deri në këtë moment pasi arriti të fitonte ndeshjen e tetë nga 9 javë kampionat ndërsa nëse llogaritet edhe Champions League, kjo është fitorja e tetë rresht për skuadrën e Luciano Spalettit.
Pas Politanos, Simeone, Lozano dhe Oliveira sigluan “pokerin” e të kaltërve që janë në ankth për gjendjen e Amir Rrahmanit, i cili doli nga fusha e lojës në pjesën e dytë.
Në ndeshjet e tjera të së dielës u regjistruan këto rezultate;
Torino-Empoli 1-1
Monza-Spezia 2-0
Salernitana-Verona 2-1
Udinese-Atalanta 2-2
