VIDEO/ Arsenali i papërmbajtshëm, leksion edhe Liverpool-it në krizë

Fitorja e tetë në stil të vërtetë për Arsenalin e Michel Artetas që kalon edhe Liverpool-in e Jurgen Klopp i cili regjistron humbjen e radhës në Premie League.

"Topçinjtë" dominuan "The reds" 3-2 me dy gola të brazilianit Martinelli që shënoi në pjesën e parë ku gjeti golin gjithashtu edhe Darwin Nunez. 

Firminho në të dytën barazoi shifrat por Saka kaloi sërish Arsenalin në avantazh për suksesin e radhës që e rikthen ekipin londinez në vendin e parë me 24 pikë, 1 më shumë se Manchester City. 

Humbjen e vetme Arsenali e ka regjistruar në fushën e Manchester United disa javë më parë.