"Studim për bankat dhe krizat financiare", tre amerikanë fitojnë Nobelin në ekonomi
Nobeli në Ekonomi për vitin 2022 ka vajtur për tre ekonomistë amerikanë që kanë në qendër të studimit të tyre krizat financiare dhe sistemin bankar. "Zbulimet e tyre përmirësojnë mënyrën se si shoqëria ballafaqohet me krizat financiare," tha akademia suedeze.
Akademia suedeze e Nobelit ka ndarë këtë fillimjavë çmimin për ekonominë.
Tre studiues amerikanë kanë fituar këtë vit duke dhënë kontributin e tyre në studimin e krizave financiare dhe sistemit bankar.
Ekonomistët Ben S Bernanke, Douglas W Diamond dhe Philip H Dybvig kanë përmirësuar ndjeshëm të kuptuarit e rolit të bankave në ekonomi, veçanërisht gjatë krizave financiare, tha akademia e Nobelit.
Studiuesit ndanë çmimin bashkë mbi kërkimet e tyre në lidhje me përdorimin e "eksperimenteve natyrore" mbi ndikimin e pagës minimale, emigracionit dhe arsimit në tregun e punës.
"Zbulimet e tyre përmirësuan mënyrën se si shoqëria ballafaqohet me krizat financiare," tha akademia.
"Një zbulim i rëndësishëm në hulumtimin e tyre është se pse shmangia e kolapsit të bankave është jetike."
Ky ishte çmimi i fundit Nobel që u dha këtë vit. Javën e kaluar u shpallën fituesit e çmimit Nobel për Paqen, Letërsinë, Mjekësinë, Kiminë dhe Fizikën.