Musk përçan dhe bashkon, Pekini e përshëndet sugjerimin e biznesmenit, zemërim në Tajvan

Kina dhe Tajvani kanë reaguar në lidhje me komentet e kreut të Teslas Ilon Mask, pasi ky i fundit deklaroi se Tajvani duhet të bëhet zonë e posaçme administrative e Kinës. Pekini e ka përshëndetur vendimin, ndërsa Tajvani ka shprehur zemërim.

Kina dhe Tajvani kanë bërë vërejtjet e tyre për sugjerimet e njeriut më të pasur në botë Elon Musk pasi ky i fundit tha se Tajvani duhet të bëhet një zonë e posaçme administrative e Kinës.

Ambasadori kinez në SHBA i mirëpriti deklaratat e Musk ndërsa homologia e tij tajvaneze shprehu zemërim në lidhje me sugjerimin e biznesmenit.

Tajvani është ishull vetëqeverisës, por Pekini pretendon se ishulli është pjesë e territorit të tij.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Musk deklaroi gjatë një interviste për Financial Times se beson se dy qeveritë mund të arrijnë një marrëveshje të arsyeshme dhe të pëlqyeshme.

Sipas ambasadorit kinez në Uashington modeli i Hong Kongut është ajo që Pekini do për zgjidhjen e çështjes së Tajvanit.

"Ribashkimi paqësor dhe modeli i një shteti me dy sisteme që përdoret për të qeverisur Hong Kongun është parimi bazik i Kinës për të zgjidhur çështjen e Tajvanit," tha ai.

Këtyre deklaratave u është kundërpërgjigjur Hsiao Bi-Khim, ambasadorja de-fakto e Tajvanit në Uashington.

"Tajvani shet shumë produkte, por liria dhe demokracia jonë nuk janë në shitje. Çdo propozim për të ardhmen tonë duhet të përcaktohet në mënyrë paqësore, pa detyrim dhe duke respektuar dëshirat demokratike të popullit tonë," tha ajo.

Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile të vitit 1940. Megjithatë, Pekini insiston se ishulli do t’i kthehet vendit.