Duka i kënaqur me shortin: Evituam më të keqen në grupet B dhe C, Reja beson...

Presidenti i FSHF, Armand Duka i cili ndoqi mga afër shortin në Gjermani bashkë me trajnerin e Kombëtares, Edoardo Reja e cilësoi shortin si të kalueshëm:

"është një grup i pranueshëm me skuadra të mira. B dhe C ishin të vështirë ndërsa ne mund t'i luajmë të gjitha ndeshjet e mund të marrim çdo rezultat. është reale mundësia e kualifikimit në Euro 2024.

Jemi këtu për shortin dhe me Rejën do të flasim për të ardhmen por do të marrim vendimin më të mirë për Shqipërinë. Nëse mendojmë se është një grup i lehtë do të bëjmë më keq se më parë. Moldavia dhe Ishujt kanë diferencë nga Polonia e Çekia, po të ishin më të forta do të ishte më mirë, pasi objektivi i tyre tashmë do të jetë Shqipëria. Grupi me pesë është më pak impenjativ dhe nuk kam pishman për skuadrën e gjashtë për shkak të përfitimit financiar, e dëshiroja të ishim në një grup me pesë. 

Kur kemi marrë shortin për Euro 2016, menduam se ishte i pakalueshëm, por ia dolëm. Tani nëse mendojmë se është një grup i lehtë atëherë do të bëjmë më keq se më parë. Janë skuadra të forta, Polonia është pjesëmarrëse në Botëror, edhe Moldavia e Ishujt Faroe janë në rritje"

Edoardo Reja:

"Janë skuadra që i njohim dhe mund të them që janë të vështira. Kemi mundësi të marrim rezultat pozitiv me të gjithë nëse skuadra nuk do të ketë mungesa si kohët e fundit. Polonia është e fortë, kjo dihet, por do të garojmë me Çekinë për vendin e dytë.

Duhet të jemi të kënaqur me këtë grup, pasi kemi evituar emra të mëdhenj. Edhe Çekinë e njohim, pasi jemi përballur me ta në miqësore vitin e kaluar. Por, ne do të hasim vështirësi nëse do të luajmë si vitin e kaluar. Duhet të shmangim gabimet në ndeshjet e fundit. 

Presidentin këtu e keni. Në fillim të përfundojë kontrata që kam, më pas do të ulemi të bisedojmë me Presidentin Duka. Për momentin duhet të punojmë, të mbyllim kontratën që kemi dhe më pas do të ulemi të flasim për të ardhmen".