“Jam homoseksual”, Casillas fshin postimin nga rrjeti social Twitter
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2022, 16:10
Vetëm pak minuta pasi postoi në Twitter një fjali të shkurtër ku shkruante se ishte homoseksual, ish-portieri spanjoll, Iker Casillas e ka fshirë këtë postim për motive ende të panjohura. Portieri që numëron 725 ndeshje me Real Madrid, kërkoi respekt nga ndjekësit dhe tifozët e tij por tashmë në Spanjë aludojnë se bëhet fjalë për një shaka, ndërsa ish-kolegu i tij, Carles Puyol i shkruajti:
“Ka ardhur momenti të tregojmë historinë tonë duke i nisur edhe disa ikona”.
Puyol është i martuar dhe baba i dy fëmijëve me të fejuarën e tij Vanesa Lorenzo.
